Lajme

“Ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Republikën e Kosovës”, Osmani viziton ushtarët amerikanë që shërbyen në kohën e sulmit në Banjskë

05/11/2024 09:34
nga:Y I

Presidentja Vjosa Osmani ka vizituar ushtarët amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit, të cilët kanë shërbyer në Kosovë, në kohën e sulmit në Banjskë të Zveçanit, në shtator të vitit të kaluar.

“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Republikën e Kosovës”, ka thënë se ishte mesazhi që dëgjoi nga ta.

Ajo ka thënë se Kosova është e bekuar që ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Republikën e Kosovës”, është mesazhi që dëgjuam nga ushtarët amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit, të cilët kanë shërbyer në Kosovë, pikërisht në kohën e sulmit të agresionit nga Serbia vitin e kaluar.Gra e burra nga ushtria amerikane për 25-vjet shërbyen me devotshmëri për lirinë dhe paqen, e edhe sot vazhdojnë të qëndrojnë bashkë me ne në mbrojtje të shtetit dhe kufijve tanë. Prandaj dje i vizitova për t’ju shprehur falënderime në emër të popullit të Kosovës” shkruan Osmani në Facebook raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë: