Tenisti provokator serb, Novak Djokovic është goditur me një shishe pas ndeshje që e zhvilloi sonte.
Serbi njihet si një provokator i madh brenda fushës së tenisit dhe gjithashtu një nxitës i fushatës agresive dhe luftës kundër pavarësisë së Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.
Ai vazhdimisht ka promovuar dhunën si dhe ka mbështetur aksionet fashiste të organizuara dhe kryera nga Serbia në Kosovë. I tillë është edhe në sport, ku pothuajse gjatë çdo ndeshje ka polemika me tifozët dhe kundërshtarët e tij.
Duhet kujtuar që tenistët e jashtëzakonshëm si Rafa Nadal dhe Roger Federer kanë udhëhequr me këtë sport për më shumë se dy dekada, të cilët kanë qenë të respektuar nga i gjithë komuniteti i këtij sporti, gjë të cilën nuk e gëzon nacionalisti serb, kjo për shkak të veprimeve dhe sjelljeve të tij.