Lajme

Policia nuk e ‘falë’ biznesmenin e njohur (foto)

05/10/2024 22:04
nga:Gazeta Blic

Policia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndaluar shoferin me inicialet A.Ç., i cili bëhet e ditur se ka drejtuar veturën nën masën mbrojtëse.

Bëhet e ditur se ndaj tij policia ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej 500 euro, 5 pikë negative, vazhdim i masës mbrojtëse edhe për 6 muaj, si dhe i janë konfiskuar përkohësisht automjetet.

Gazeta Blic merr vesh se vozitës i gjobitur, është biznesmeni i njohur, Astrit Çitaku.

Redaksia ka siguruar edhe disa fotografi nga momenti kur i konfiskohet përkohëdisht vetura.