Lajme

Demhasaj: Kosova mund të futet në agjendën e KiE nëse ka reflektim dhe rishikim të qëndrimeve nga qeveria!

05/11/2024 12:51
nga:N K

“Anëtarësimi në KiE po kushtëzohet me Asociacionin”

Kështu deklaroi pak ditë më parë në mbledhjen e qeverisë kryeministri, Albin Kurti.

Në lidhje me këtë deklaratë të Kurtit ka folur për “Gazeta Blic” njohësi i zhvillimeve politike në vend, Arton Demhasaj.

Ai tha se Kurti e ka pranuar Asociacionin në marrëveshjen e Brukselit  edhe në aneksin e Ohrit dhe se mos zbatimi i asaj që është pranuar do të jetë dështim.

“E para edhe në  ‘Marrëveshjen e Brukselit’ Kurti e ka pranu Asociacionin edhe njëkohësishtë edhe në aneksin e Ohrit, e dyta vet kryeministri së bashku me Presidenten dhe Kryetarin e Kuvendit, Konjufca, e kanë shkruar një letër ku i drejtohen këshillit të Evropës ku Kosova i pranon dhe i kryn të gjitha obligimet që derivojnë nga këto dy marrëveshje pra edhe marrëveshja e Brukselit dhe aneksin e Ohrit. Në anën tjetër kur kjo zhvendoset si kusht nga ana e këshillit të Evropës, tash qeveria deklarohet se nuk pranon të kushtëzohet antarësimi i Kosovës në këshill të Evropës dhe si pasojë e kësaj Kosova nuk pranon të lëviz tutje me Asociacionin dhe njëkohësishtë i bie që Kosova po bllokohet në procesin e integrimit në Këshill të Evropës. Në njëfarë mënyre kjo i bjen që atë që ti e ke pranuar dhe je zotuar që do ta zbatosh tash po thu që nuk do ta pranojë dhe nuk do ta zbatojë dhe pasoja e kësaj është dështim për antarësim të Evropës”, deklaroi ai.

Tutje ai e quan të gabuar faktin që tani mos të pranohen kushtëzimet edhe pas nënshkrimit të një marrëveshje dhe dakordimit të obligimeve që dalin nga ajo marrëveshje.

“Mendoj që është e gabueshme për faktin që ti e ke pranuar dhe nënshkruar një marrëveshje madje ke pranuar edhe obligimet që dalin nga ato marrëveshje me letrën që i ke dërguar Këshillit të Evropës dhe tash thu që ne nuk pranojmë kushtëzime mendoj që është e gabueshme dhe normalisht që kjo i shkakton dëmet Kosovës. Nëse kthehemi mbrapa dhe i shohim proceset, pak a shumë të ngjashme kemi pas me liberalizimin e vizave kur Kosovës ju ka vendos kusht demarkacioni dhe përkundër që pastaj Kosova e ka votuar demarkacionin e ka humbur rastin e liberalizimit të vizave tek deri në 2024, kështu që edhe tash po rrezikojmë se nëse tash kushti që është vendos nga Këshilli i Evropës nuk pranohet dhe nuk ecet tutje nga Kosova, ne mund ta humbim këtë momentum të mirë që e kemi tash, më vonë ndoshta edhe mund ta krijojmë Asociacionin por pastaj e kemi të pamundur të bëhemi pjesë e Këshillit të Evropës për arsye të ndryshme që mund të dalin”, theksoi ai.

Analisti Demhasaj, tha se ka gjasa që Kosova të futet në agjendën e këshillit të Evropës, nëse ka ndonjë reflektim dhe rishikim nga ana e Qeverisë së Kosovë.

“Kosova nuk u vendos në agjendën e këshillit të Evropës, normalisht që ka kohë deri më 17 Maj, deri edhe kur është koha me u mbajt mbledhja e Këshillit të Evropës, deri në atë kohë nëse ka reflektim nga ana e Qeverisë që me e rishiku qëndrimin e saj mund të futemi në agjendë dhe të bëhemi pjesë e Këshillit të Evropës, por duke marrë parasysh atë çfarë po ndodh mund të themi se kjo mund të jetë konsiderohet rast i humbur për Kosovën. Normalisht që është kusht i madh që i është vendos Kosovës fillimi i procesit të themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe si kusht për me hy në këshill të Evropës, por për faktin që ne nuk mund të vendosim kushte por i vendos Këshilli i Evropës apo vendet e fuqishme brenda këshillit të Evropës atëherë nuk ka rrugë tjetër përveq të ulemi dhe të shikojmë sesi mund ti zbatojmë ato”, përfundoi analisti politik Arton Demhasaj për “Gazeta Blic”.