Lajme

Shala: Shkalla e inflacionit e lartë, ekonomia e vendit në situatë të rëndë!

05/11/2024 10:01
nga:N K

Deputeti i PDK-së njëherësh kryetar i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala, ka patur kritika për qeverinë Kurti sa i përket zhvillimit ekonomik të vendit.

Shala në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” tha se ekonomia e vendit është mjaft e brishtë dhe shkalla e inflacionit e lartë.

Ai potencoi se kemi rritje të importeve dhe zvogëlimin  te eksporteve dhe se kur shikojmë shifrat dhe statistikat e projekteve dhe investimeve kapitale, ekonomin e vendit e kemi në një situatë të rëndë.

“Gjithë parametrat ekonomik dhe gjitha raportet vendor dhe ndërkombëtare, ekonomia është jashtëzakonishtë e brishtë me një shkallë të lartë të infalcionit. Në anën tjter kemi rritje të parametarve të importeve dhe zvogëlimin  të eksporteve, kur i shikojmë shifrat dhe statististikat e projekteve dhe inevstimeve kapitale del që ekonominë e kemi një një situatë të rëndë”, tha Shala për “Gazeta Blic”

Ai tutje tha se kemi ikje masive të rinjeve dhe mos-hapja e vendeve të reja të punës

“Ikjen masive të të rinjve me mos hapjen e vendeve të reja të punës. Deri me tani përcveç disa projekteve të vjetra të parelizuara infrastrkturore nuk shohim as një investim strategjik as një investim kapital nuk shohim asnjë ndërrmarrje produktive” u shpreh ai për Gazeta Blic.

Shala tutje shton se qeveria aktuale duhet të ndryshojë strategjinë e saj në kuptimin ekonomik, investime të mirëfillta kapitale dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

“Qeveria duhet të ndryshojë strategjin e saj në kuptimin ekonomik, ti kthehet prodhimit vendor dhe ivenstimeve të mirfillta kapitale,të hapë vende të reja të punës.Fatëkeqësishtë qeveria ka zvogëluar buxhetin në sektorin me vital të shtetit në arsim të cilët kanë ndikuar ne dekuraimin të nivele shkecore akademike”, deklaroi ai për “Gazeta Blic”