Ish-ambasadorja njëherësh ish-deputete e Kuvendit të Kosovës, Alma Lama, në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me procesin e dialogut, Asociacionin dhe anëtarësimin e Kosovës në KiE.
Lama tha se Kurti i ka bërë kalkulimet e tij dhe nëse do ta qonte Draft-Statutin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese do t’i kushtonte më shumë politikisht sepse elektorati i tij nuk do t’ia kishte falur.
“Unë mendoj që ai ka bërë kalkulimet tij dhe ka parë që nëse do ta qonte Asociacionin në Gjykatën Kushtetuese do t’i kushtonte më shumë politikisht sepse elektoratin e tij të cilin me vite e ka frymëzuar kundër Asociacionit nuk do t’ia kishte falur. Ndërsa për sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, edhe pse është interes shtetëror, ai do të mund të vazhdojë të manipulojë opinionin publik dhe votuesit e tij duke i thënë që “na bënë presion, duke ua hedhur fajin vendeve të QUINT-it, duke luajtur viktimën’ siç bën zakonisht dhe duke u treguar se ne nuk dorëzohemi përpara presioneve, por nuk është ashtu” deklaroi ajo për “Gazeta Blic”
Ajo tha se Kurti në ‘Marrëveshjen e Ohrit’ është dorëzuar përballë presioneve dhe ka pranuar vetmenaxhimin për komunitetin serb.
“Problemi është që në ‘Marrëveshjen e Ohrit’ është dorëzuar përballë presioneve dhe ka pranuar vetmenaxhimin për komunitetin serb pastaj ka pranuar Statutin e Asociacionit nga ana e Bashkimit Evropian që është anti-kushtetues dhe fshehja tani që nuk e dërgoi për të mos marrë kosto politike është një lloj frikëcakërie, nuk është veprim prej burrshtetasi . Është më mirë që Kosova ta dergoj, ta shohi Gjykata Kushtetuese ku janë shkeljet dhe të zhvishet nga ato nene të cilat nuk janë në perputhje me Kushtetutën ose të hidhet poshtë tërësisht. Me e logjikshme do të kishte qenë qe ai ta hartonte vetë një draft-statut sipas Kushtetutës së Kosovës sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015 dhe marreveshjes se vitit 20113 dhe mos te jepte vetmenaxhimin që nënkupton kompetenca ekzekutive” deklaroi Lama në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”


