Bayer Leverkusen është kualifikuar në finale të Europa League, pasi eliminoi Romën me rezultat të përgjithshëm 4-2.
Padyshim Granit Xhaka si një lider i skuadrës, edhe në këtë ndeshje shkëqeu në fushë, duke qënë një prej futbollistëve më të mirë.
Futbollisti kosovar arriti një statistikë të frikshme, duke krijuar 10 shanse për gol në pjesën e dytë ndaj Romës.
Kjo nuk kishte ndodhur në një ndeshje të Ligës së Kampionëve apo atë të Evropës, të paktën që nga fillimi i sezonit 2016/17.
Xhaka sot ishte asistues edhe te goli i dytë i Leverkusenit, ku Stanisic barazoi rezultatin në 2-2.