Lajme

Çfarë nënkupton Dita e Europës për Kosovën? Një Perspektivë përtej BE-së dhe Shekullit 20

05/09/2024 10:34
nga:Shenoll Muharremi

Kemi mësuar në librat e studimeve europaine që 9 maji është Dita e Europës. Kjo ndërlidhet teknikisht me fjalimin apo ‘Deklaratën e Schuman-it’ ku prezenton vizionin e tij për një bashkëpunim dhe të ardhme të re ekonomik dhe politik në Evropë me qëllim që “do ta bënte të pamendueshme luftën midis kombeve të Evropës”.

Por, për Kosovën, kjo ditë dhe kjo simbolikë nënkupton shumë përtej ngjarjeve të pasluftë së dytë botërore. Kosova mbase është vendi i vetëm në Europë që u transformua rrënjësisht me kulturë gjatë shekujve të fundit.

Mesiguri nga presionet dhe kushtet shumë të vështira, përfshi joshjet e ndryshme, kosovarët shqiptar janë bërë etnia e cila është konvertuar më së shumti në islam gjatë shekujve të fundit. Kjo nënkupton paksa ‘devijim’ nga Europa, edhe pse për vlerat Europës moderne, diversiteti është një vlerë e shtuar, padyshim nëse aplikohet si pozitivisht.

Tash për Kosovën Dita e Europës është një rikujtim për origjinën tonë themeltare. Kjo nuk nënkupton që tash ne duhet të kthehemi në Krishter si ishim gjatë shumë shekujve para konvertimeve të shekullit 16 dhe 17. Religjionet po ndryshojnë. Po bëhen shumë personale, por edhe sa më shumë po avancon shkenca dhe teknologjia, interesimi në religjione si i njoftim, po zbehet dhe po bëhet shumë personale.

Ky transformimi i kosovarëve shqiptar në musliman ka importuar një kulturë nga Azia në Europë. Por Kosova, ndoshta për shkak të kushteve shumë të vështira politike, sociale dhe ekonomike, ende nuk ka arritur që këtë ‘kulturë të huaj’ në Europë ta pëdorë pozitivisht si vlerë e shtuar. Padyshim se kjo mund të ndodhë në të ardhmën. Një religjion Islam në tokën dhe ambientin e Europës mund të frymëzoj transformimin, reformën, adaptimin dhe përditësimin e modernizmin e Islamit.

Por ndoshta Dita e Europës për Kosovën nënkupton një rikujtim se kush kemi qenë dhe kush jemi. Kthehte shumë shekuj mbrapa para dekleratës së Schumanit apo institucioneve të Bashkimit Europian. Ka një vlerë e një domethënie shumë të rëndësishme për Kosovën.

Gjithashtu Dita e Europës është një busull/kompas për identitetin tonë themeltar dhe mbase ADN tonë. Ne nuk mund të ndryshojmë historinë, por mund të mësojmë të nxjerim maksimumin nga ajo. Mozaiku jonë i pasur me kultura të ndryshme, më shumë mbase sesa gjithkush tjetër në Europë mund të kthehet në përparësi për ne.
Por ky mozaik duhet të miksohet mirë, në mënyrë që ne të marrim më të mirat nga gjitha zhvillimet në historinë tonë. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton një kulturë të vetme. Me një kulturë ne jemi shumë më të varfër sesa që në realitet jemi historikisht.