Lajme

Izraeli i tha ShBA-së se operacioni i tij në Rafah ishte i kufizuar

05/07/2024 19:51
nga:Sh R

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se Izraeli i ka thënë ShBA-së se operacioni i tij në Rafah ishte i kufizuar.

Izraeli ka marrë kontrollin në anën e Gazës të pikës kufitare Rafah me Egjiptin më herët gjatë ditës së sotme, shkruan Sky News.

Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, John Kirby, tha se Izraeli i kishte thënë Shtëpisë së Bardhë se operacioni ishte krijuar për të parandaluar kontrabandimin e armëve dhe fondeve në Gaza.