Lajme

Kurti takohet me Bashkim Jashari, flasin për FSK-në dhe rrugën drejt NATO-s

05/07/2024 09:39
nga:Y I

Kryeministri Kurti ka njoftuar se mbrëmë është takuar me komandantin e FSK-së, Gjeneral lejtnant Bashkim Jashari.

Me të, Kurti ka thënë se ka biseduar gjatë “për të arriturat e deritanishme, gjendjen aktuale dhe sfidat e ardhshme”.

Kurti ka shkruar se rruga e sigurt drejt NATO-s është forcimi e zgjerimi i ushtrisë me buxhet të dyfishuar, armatim të trefishuar dhe katërfishim të trajnimeve jashtë vendit.

Postimi i plotë: