Avokati Yll Zekaj, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ka thënë se shteti nuk po i merr me prioritet reagimin ndaj sulmuesve të gazetarëve.
Zekaj, i ftuar në Edicionin Special, mes tjerash theksoi se nuk po trajtohen njëjtë sulmet e gazetarëve me të politikanëve.
“Nuk po merret seriozisht apo nuk merret me prioritet reagimi ndaj sulmuesve të gazetarëve, siç nuk po merret me masë të njëjtë, të krahasojmë me sulmet ndaj politikanëve. Nëse bëjmë një test dhe e shohim se si reagon shteti kur sulmohen politikanët qoftë kur kanosen, qoftë kur sulmohet, qoftë edhe vetëm në rrjete sociale”, u shpreh Zekaj.
“Nëse nuk kemi një reagim adekuat do të trimërohen sulmuesit, dhe do të kemi përsëritje të veprave penale në drejtim të gazetarëve, dhe rritje të numrit siç po shihet në çdo vit rritje të sulmeve ndaj gazetarëve”.
“Nuk mund të kemi dënime të lehta ndaj sulmuesve të gazetarëve, sulmuesit e gazetarëve të dalin të padënuar nga sistemi i drejtësisë”.


