Kosova ka rënë 19 vende më poshtë sa i përket Indeksit të Lirisë së Shtypit.
Kështu thuhet në raportin e fundit të publikuar nga “Reporterët pa Kufij”.
Organizata “Reporterët Pa Kufij” shpreh shqetësim për gjendjen e lirisë së shtypit në botë e cila sipas saj po kërcënohet pikërisht nga ata që duhet të ishin garantuesit e saj, autoritetet politike.
Në lidhje me këtë raport ka folur për “Gazeta Blic”, njohësi i zhvillimeve politike në vend, Fidan Ukaj.
Ukaj tha se një raport i tillë është vërtet shqetësues ku edhe përmenden synimet e qeverisë për të mbyllur media.
Eshtë vërtet shqetësues raporti i ‘Reporterve pa Kufij’ dhe rënia per 19 vende nga renditja e lirisë së medias në Kosovë dhe përmendja e synimeve të qeverisë për të mbyllur media, e tendenca per mdikim ne median publike ( RTK )”
Ukaj tha se rënia për 19 vende më poshtë tregon se pos medias edhe demokracia është cenuar.
“Si shtylla e katërt në një shtet të lirë e demokratik, rënia për 19 vende e Kosovës në këtë renditje tregon se pos medias edhe demokracia është cenuar, duke provu me mbyll media e duke provu me ndiku në media” deklaroi Ukaj në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”
Kosova përfshihet në grupin e vendeve ku mjedisi i medias është “problematik”.
Ajo radhitet e 75-ta duke humbur 19 vende nga viti i kaluar, kur u listua e 56-ta.
/Gazeta Blic/