Lajme

Bënin gara shpejtësie në Gjakovë, gjobiten ngasësit e automjeteve

05/03/2024 18:34
nga:Y I

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë ka identifikuar dhe ndalur dy automjete në rrugën “Adem Jashari” në Gjakovë, ngasësit e të cilave bënin gara shpejtësie.

Bëhet e ditur se atyre u është shqiptuar gjobë në vlerë prej 500 euro, 5 pikë negative dhe ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik në kohëzgjatje prej 12 muaj.