Alphonso Davies ishte pjesë e një momenti të pazakontë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League ndërmjet Bayern dhe Real Madrid (2-2).
Ndër opsionet e bavarezëve në pankinë, mbrojtësi i majtë 23-vjeçar u thirr në lojë në minutën e 87-të dhe pas ngrohjes shkoi te gjyqtari i 4-të dhe veshi fanellën e gabuar, përcjell GazetaBlic Sport.
Reprezentuesi kanadez, veshi fanellën e Pavlovicit, por një anëtar i stafit ndërhyri dhe e korrigjoi atë gabim në kohë për të hyrë në fushën e lojës në momentet e fundit të ndeshjes.
Alphonso Davies mistakenly puts on the wrong jersey (Pavlovic’s jersey) before getting subbed on 😂😂pic.twitter.com/WDfM4zcCR2
— Bayern & Football (@MunichFanpage) May 2, 2024