Skuadra e Dortmundit sonte fitoi ndaj PSG’së në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Dortmund triumfoi ndaj PSG me rezultatin 1-0, me golin e Fullkrug, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes, trajneri i PSG’së, Luis Enrique tha se skuadra e tij nuk ka çka të humb në ndeshjen e kthimit dhe se do japin maksimumin për të kaluar tutje.
“Është futboll. Shumë herë, është i mrekullueshëm. Herë të tjera, ndodh kështu. Do të kishim preferuar të ishim në një situatë më të mirë. Ishte një lojë e ekuilibruar. E dinim se nuk do të ishte e lehtë. Në Paris, ne do të jemi shumë të fortë dhe nuk kemi asgjë për të humbur”, tha Enrique për Canal +.
/GazetaBlic Sport