Skuadra e Pejës ka mposhtur Yllin në Suharekë për të barazuar serinë e gjysmëfinaleve në ‘Play Offin’ e Superligës së Kosovës në basketboll.
KB Peja ka mposhtur Yllin me rezultatin 80-81, shkruan GazetaBlic Sport.
Davies ishte lojtari më i mirë i Pejës më këtë duel me 22 pikë, por edhe Musab Mala ishte deçiziv me pikët e tij në çerekun e fundit.
Ekipi i Pejës me këtë fitore e barazon serinë ndaj Yllit dhe finalisti vendoset në Pejë në ndeshjen e pestë.
Kujtojmë se fituesi i duelit të pestë, do luajë në finale me Trepçën.
/GazetaBlic Sport