Lajme

Flasin nga VV’ja, tregojnë se a janë kontaktuar nga Memli Krasniqi për shpërndarje të Kuvendit

05/01/2024 18:18
nga:Genita C

“Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin”, tha mbrëmë Sekretarja e Përgjithshme në PDK, Vlora Çitaku.

Por, një gjë të tillë e ka mohuar deputeti i partisë në pushtet, Agon Batusha.

Batusha për GazetaBlic tha se Grupi i Vetëvendosjes nuk është kontaktuar.

“Grupi i VV nuk është kontaktuar”, tha shkurt Batusha për GazetaBlic.

Ndryshe, Çitaku tutje shtoi se partia e saj beson që brenda këtij viti, më së largu në vjeshtë, do të kemi zgjedhje të reja në Kosovë.

“Ne nuk jemi këtu për protagonizëm. Jemi munduar që të kemi konsensus. Ne duam që të gjitha partitë opozitare të jenë në dakordancë për datën eventuale të zgjedhjeve të reja. Vendi ka nevojë për zgjedhje, kaq e thjeshtë është. Kuvendi është bllokuar , nuk votohet asgjë”, theksoi ajo.

 

Kurti për 1 Majin: Tri vjet në pushtet, kemi marrë masa punësimi dhe rritje pagash

Hamza: Gati 4 vjet që punëtorët në Kosovë janë lënë në harresë, askush nuk po merret me hallet e tyre