Lajme

Serbia vazhdon sulmet ndaj Bakoyanis, Petkoviq: “Turpi qoftë mbi ty”

05/01/2024 17:27
nga:Genita C

Pas një artikulli autorial të botuar në “European Western Balkans” nga Raportuesja për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyanis, Beogradi zyrtar ka vazhduar sulmet ndaj saj, ku menjëherë i reagoi ashpër i ashtuquajturi drejtor i një zyreje të vetëquajtur për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq.

“Turpi qoft mbi ty”, ka shkruar Petkoviq teksa ka shpërndarë citatin e Bakoyanis se asnjë vendi anëtar të KiE-së nuk i janë vendosur më shumë kritere për reforma se sa Kosovës.

“Nuk dihet çfarë është më keq, qoftë raporti juaj skandaloz apo gjithçka që thoni në mbrojtje të Kosovës! Ju përmendni gjoja reformat e shumta që i janë këruar Kosovës për anëtarësim në KiE, dhe nuk keni thënë asnjë fjalë se ata nuk e ka formuar Asociacionin për 11 vjet, se arreston dhe rrahin serbët”, ka shkruar Petkoviq.