Mandatari për formimin e Qeverisë së Serbisë, Millosh Vuçeviq, propozoi të hënën emrat e ministrave të rinj në kabinet.
Siç paralajmëroi, Qeveria e tij do të përbëhet nga 25 ministri dhe pesë ministra pa portofol.
Në pozitën e zëvendëskryeministrit do të rikthehet Aleksandar Vulin, ish-udhëheqës i shërbimit të inteligjencës, i cili është nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që nga korriku i vitit 2023 mes të tjerash, për shkak të lidhjeve me Rusinë.
Profesori i Universitetit “John Hopkins”, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Daniel Serwer ka reaguar në lidhje me propozimin e këtyre ministrave.


