Barcelona ka një pakt me federatën spanjolle për të mbrojtur gjendjen fizike të Lamine Yamal dhe Pau Cubarsi, talenteve të rinj në klubin katalanas.
Sipas gazetës ‘Sport’, pjesëmarrja e dy sportistëve në Lojërat Olimpike të Parisit do të varet nga koha e tyre në Kampionatin Evropian të Gjermanisë, transmeton GazetaBlic Sport.
Domethënë, Lamine Yamal dhe Pau Cubarsi do të luajnë në Lojërat Olimpike vetëm nëse luajnë pak në garën e parë.
Barcelona nuk dëshiron të përsëritet situata e Pedrit , i cili në 2020/21 ka luajtur 72 ndeshje, mes klubeve dhe kombëtareve. Ai luajti gjashtë ndeshje në Kampionatin Evropian dhe po aq në Lojërat Olimpike, i cili më pas kishte probleme fizike.
/GazetaBlic Sport/