Fit&Sexy

Sëmundjet e zemrës fenomen shqetësues edhe tek të rinjtë në Kosovë, kardiokirurgu Shala tregon shkaqet

05/01/2024 16:05
nga:N K

Kardiologjia është një fushë e cila merret me studimin e strukturës, funksionin dhe sëmundjet e zemrës. Si degë e mjekësisë, kardiologjia llogaritet tek nëndegët e mjekësisë interne, e cila studion sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut pranë zemrës.

Në lidhje me llojet e sëmundjeve kardiologjike në vendin tonë, moshat e prekura dhe operimin e tyre në një intervistë për GazetaBlic, ka folur kardiokirurgu Kushtrim Shala.

Kardiokirurgu Shala, ka treguar moshat që janë më së shumti të prekura me sëmundjet e zemrës.

“Kohëve të fundit shpesh kemi pacient që janë në moshë të re, kryesisht më herët kanë qenë pacientët me moshë të 50-tave, mirëpo tani kemi shpesh pacientë në mosha të reja mbi 30, 35 vjeçarë që lajmërohen me sëmundje të avancuar të zemrës”, tha ai.

“Vendosja e stendave bëhet nga kardiologët invazivë, është një opsion i trajtimit të sëmundjes koronale të zemrës, kjo sëmundje së pari duhet të diagnostifikohet me koronografi. Vendosja e stendave është funksionale edhe në institucionet publike mirëpo sa kamë informacione ka një listë të gjatë të pritjeve dhe pacientët presin kohë të gjatë për intervenim e cila nuk është e këshillueshme, sepse zemra nuk pret duhet të ketë trajtim me kohë. Në institucionin ku unë punoj si kardiokirurg, operacionet në zemër të hapur kryhen me një siguri dhe rrezikshmëri që është e barabartë me vendet e zhvilluara siç janë vendet e Evropës. Në shtetin e Kosovës nuk kemi një sistem informativ shëndetësor që i reziston këto raste dhe dhe nuk kemi të dhëna të sakta”, tha tutje ai.

Sipas kardiokirurgut, shkaqet e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës

“Faktorët e sëmundjeve të zemrës mund të jenë:

– Jeta stresante

– Shumica e popullsisë jetojnë në vende urbane

– Stili i jetës pasivë dhe studentarë

– Me aktivitete të pakta fizike

– Ushqimet

– Duhanpirja

– Diabeti.

Kirurgu kardiologjik për parandalimin e këtyre sëmundjeve, apelon të ketë intervenime  sa më të shpejta.

“Në rastet kur pacienti vjen në gjendje akute me një sulm në zemër apo infarkt në zemër ateherë shpeshherë intervenimi në hapjen e arteries apo siç është e njohur në popull si hapja e damarit është jetë shpëtuese sepse shpëton muskulin e zemrës. Pacienti duhet të trajtohet sepse rreziku nga mos trajtimi është më i madh. Mund të ndodhë shpesh vdekje e papritur kjo llogaritet kur pacienti vdes, brenda një ore përderisa nuk ka pasur fare simptoma nga sëmundja më herët se 60 minuta. Për të parandaluar këtë duhet të intervenohet sa më shpejtë, sidomos tek rastet e infarkteve të zemrës. Ne themi se koha është miokard që është muskuli i zemrës nëse nuk intervenohet atëherë qelizat dhe muskuli i zemrës vdes”, potencoi ai.

“Sëmundja e diabetit rritë sëmundjen e zemrës ku e prekë sëmundjen e arterieve koronare tri deri në katër herë poashtu sëmudja e hipertensionit gjitha këto si dhe ngarkesat gjenetike që mund ti kenë pacientët qojnë në numrin e rritjes së këtyre sëmundjeve në mosha të reja.

“Si kardiokirurg ne trajtojmë sëmundjen e arterieve koronale të zemrës në të cilën i marrim enët e gjakut nga pjesët tjera të trupit, qoftë nga gjoksi dhe duke i anashkaluar ngushtimet të cilat ndodhen në arteriet koronale të zemrës dhe duke i siguruar muskulit të zemrës një qarkullim me gjak që ka nevojë”, tha ai.

Sëmundja e arterive koronale përbën rreth 70 deri në 80 % të problemeve të këtij drejtimi që janë e trajtuar këtu, sëmundjet e valvulave të zemrës dhe sëmundjet e aortës një pjesë më e vogël përbëjnë sëmundjet apo veset e lindura të zemrës, të cilave ne i themi sëmundjet kongjinitale të zemrës të cilat shpesh herë nuk diagnostifikohen herët në fëmijëri apo rini dhe diagnostifikohen më vonë kur pacienti është i rritur. Vrimat në zemër që njohen në popullë apo defektet e septumit artial, poashtu trajtohen edhe tumoret në zemër”, përfundoi ai.

/GazetaBlic/