Lajme

Arrestohen katër burra në Besi, prenë dru në pyll të huaj

04/30/2024 09:59
nga:Sh R

Janë arrestuar katër burra në Besi, pasi dyshohet se kanë prerë dru në pyllin e një personi tjetër.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Fsh. Besi, Prishtinë 29.04.2024 – 07:30. Katër të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar për arsye se kishin prerë dru në pyllin e ankuesit mashkull kosovar. Nga të dyshuarit është sekuestruar një furgon dhe një mot-sharrë. Të dyshuarit pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.