Lajme

Moti me diell dhe pjesërisht i vranët

04/30/2024 07:01
nga:G B

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius, Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare”, njofton IHMK.