Lajme

Familja Rexhaj njofton se djali i tyre është gjetur

04/29/2024 22:42
nga:G C

Komuna e Shtimes ka bërë të ditur se është gjetur fëmija që ishte shpallur i humbur orë më parë.

Përmes një njoftimi në llogarinë zyrtare në Facebook, kanë falënderuar të gjithë ata që u angazhuan për gjetjen e tij.

“Njoftojmë gjithë qytetarët se fëmija (Melos Rexhaj) që u lajmërua i humbur, u gjet shëndosh e mirë”, thuhet në njoftim.