Mesfushori i Real Madridit, Federico Valverde thotë se është “shumë i qetë” përpara takimit me sulmuesin e Bayern Munichut, Harry Kane në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Valverde lavdëroi lojën e fortë në mbrojtje të Realit.
“Ne kemi mbrojtës të klasit botëror që kanë kaluar çdo moment në këtë klub dhe kanë luajtur në finalet e Ligës së Kampionëve”, tha uruguaiani.
“Pra, së pari duhet t’i respektojmë ata dhe më pas të shikojmë sulmuesit që kemi përballë. Jam shumë i qetë falë mbrojtësve që kemi”.
Kane ka shënuar shtatë gola në dhjetë ndeshje të Ligës së Kampionëve këtë sezon, duke përfshirë një kundër Arsenalit në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të turneut.
/GazetaBlic Sport