Lajme

Aksident në Strellc të Deçanit mes dy automjeteve dhe një kamioni, lëndohen 5 persona

04/29/2024 19:56
nga:Genita C

Në fshatin Strellc të Deçanit ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve dhe një kamioni.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se nga aksident kanë mbetur të lënduar 5 persona.

Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompentente.

“Rreth ores 18:19, Policia është njoftuar se në fshatin Strellc ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë dy automjete dhe një kamioni. 5 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Pejës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente”, tha Gashi.