Sporti

Man United mund ta shesë Rashford dhe disa lojtarë të tjerë – veç tre janë “të paprekshëm”

04/29/2024 19:33
nga:Lorik J

Man United thuhet se është i përgatitur të dëgjojë ofertat për lojtarët e tyre këtë verë, përveç Alejandro Garnacho, Kobbie Mainoo dhe Rasmus Hojlund.

Sipas The Telegraph, ata janë të përgatitur të miratojnë një “qasje ultra-fleksibile” ndaj hyrjeve dhe daljeve. Ata janë të gatshëm të dëgjojnë oferta për pothuajse të gjithë, me agjentët dhe klubet rivale të vetëdijshëm për politikën e transferimit të United.

Megjithatë, treshja Mainoo, Hojlund dhe Garnacho nuk do të shitet në asnjë rrethanë. Kjo për shkak se ata konsiderohen të jenë e ardhmja në Old Trafford.

United do të përdorë një politikë transferimi “shit për të blerë” gjatë verës. Një nga lojtarët që mund të largohet është edhe Rashford, i cili këtë stinor ishte larg pritshmërive.

/GazetaBlic Sport