Sporti

Munishi për skandalin e Valon Zymberit: Është bë gafë e madhe në shtëpinë e Dritës!

04/28/2024 23:35
nga:Lorik J

Sulmi i Valon Zymberit ndaj tifozit të Intelektualëve, Taulant Byqmeti është kryetema e emisioneve sportive sonte.

Ismet Munishi, trajneri i njohur kosovar thotë se ky rast është një gafë e madhe në shtëpinë e FC Dritës, shkruan GazetaBlic Sport.

“Nuk jom situatë me i jep drejtë dikujt, ne jemi mësu me pas Dritën rival të denjë – ka qenë një klub që është marrë shembull, është bë një gafë e madhe në shtëpinë e Dritës. Unë besoj që është dashtë m’u menaxhu, mos me lanë me eskalu deri këtu. Të gjitha palët janë të dëmtume, e më së shumti imazhi i klubit të Dritës”, tha fillimisht Munishi në emisionin Favorit.

“Ku kam qenë kam pas shumë komunikim me tifozë – sepse janë pjesë e rëndësishme e një ekipi. Janë ata që e dojnë klubin pa kushte, tifozët s’bën të injorohen. Klubi duhet të punojë shumë me tifozeri.”

Kujtojmë se Valon Zymberi e sulmoi fizikisht Byqmetin të mërkurën pas eliminimit të Dritës nga Kupa e Kosovës.