Një sulm me dron rus ka ndodhur në qytetin Mykolaiv të Detit të Zi, viktima nuk ka.
Sulmi i vuri flakën një hoteli dhe dëmtoi infrastrukturën energjetike, thanë zyrtarët ukrainas.
Vitaliy Kim, guvernatori i rajonit jugor të Mykolaiv, tha në një përditësim se sulmi kishte “dëmtuar seriozisht” hotelin.
“Nuk ka pasur viktima”, tha ai, raporton Sky News.
Sulmi dëmtoi gjithashtu infrastrukturën e gjenerimit të nxehtësisë në qytet.