Pep Guardiola ishte i lumtur pasi rrëmbeu tre pikë në Nottingham Forest me një fitore 2-0 në City Ground.
Megjithatë, spanjolli e di se një fund emocionues i sezonit është ende larg.
Guardiola tha: “Me katër ndeshje të mbetura, është si të ngjitesh në një mal. Janë lojëra shumë të vështira. E vetmja gjë është që ne ta vazhdojmë kështu javë për javë”
“Nëse barazojmë një ndeshje, nuk do të fitojmë Premier League. Është ashtu siç është”, përfundoi ai.
Në ndeshjet e ardhshme, Man City ballafaqohet me Wolves, Fulham, Tottenham dhe West Ham.
/GazetaBlic Sport