Sporti

Mbyllet pjesa e parë: Trepça shumë e fortë për Prishtinën!

04/28/2024 19:53
nga:L J

Asgjë nuk po shkon mirë për Sigal Prishtinën sonte ndaj KB Trepçës deri tani në “Minatori”.

Ekipi i KB Trepçës ka shkuar në pushim me avantazh ndaj Prishtinës me rezultatin 45-31, shkruan GazetaBlic Sport.

Bracy Davis dhe Edge ishin fantastik tek KB Trepça me nga 12 pikë të shënuara.

Ndërkohë, tek Prishtina më i miri ishte Sirko me 8 pikë.

Kujtojmë se në rast se Trepça fiton, atëherë do sigurojë finalen e “Play Offit” të Superligës së Kosovës në basketboll.

/GazetaBlic Sport