Gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar pas rezultateve preliminare në Maqedoninë Veriore, raporton Gazeta Blic.
Ai ka shkruar se shqiptarët ia mundësuan fitoren VMRO-DPMNE-së kryesisht pro-serbe e pro-ruse.
Ai tha se në raundin e dytë nuk bën të përsëritet një gabim i tillë.
Postimi i plotë:
Shqiptarët ia mundësuan fitoren VMRO-DPMNE-së kryesisht pro-serbe e pro-ruse.
Shqiptarët, nëse mbushen mend, do t’ia pamundësojnë fitoren në raundin e dytë VMRO-DPMNE-së, duke e votuar en bloc Pendarovskin e LSDM-së.
Gabimet janë mundësi për përmirësim. Nëse përsëriten janë budallaki!