Sporti

Golden Eagle Ylli merr edhe fitoren e dytë ndaj Pejës, shumë pranë finales së madhe

04/24/2024 21:08
nga:Mergim Rreci

Golden Eagle Ylli ka triumfuar edhe në ndeshjen e dytë ndaj Pejës.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 92 me 86, shkruan GazetaBlic Sport.

Skuadra nga Suhareka ka avantazhin prej 2 me 0 me fitore dhe i duhet vetëm edhe një tjetër për të kaluar në finalen e madhe.

Alonzo Verge Jr i Golden Eagle Yllit ishte i jashtëzakonshëm, duke realizuar 52 pikë.

/GazetaBlic Sport/