Showtime

Francë: Qëllohet me armë këngëtari cigan, fitoi ‘The Voice’

04/23/2024 11:40
nga:Y I

Këngëtari francez Kendji Maille, i njohur me emrin e artit Girac u qëllua me armë dje (22 prill) në Biscarrosse, në jugperëndim të Francës.

Gjendja e tij shëndetësore është serioze, por 27-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën, shkruan La Repubblica.

Sipas një burimi Girac kishte qëlluar aksidentalisht veten në gjoks ndërsa po mbante në dorë një pistoletë automatike Colt 45 që kishte blerë në një dyqan me gjëra të vjetra.

Ndërsa një tjetër burim tha se policia nuk po përjashton pistat e tjera të hetimit dhe pse akoma nuk kishte marrë në pyetje Girac.

Këngëtari nomad me origjinë cigane u bë viral pasi xhaxhai i tij i publikoi një këngë në Youtube.

Në vitin 2014 mori pjesë në edicionin francez të talent show-t “The Voice-La plus belle voix”, ku dhe fitoi çmimin e parë.