Lajme

Kryeministri pakistanez: Vlerësoj qëndrimin e fortë të Iranit ndaj Palestinës

04/22/2024 22:26
nga:G B

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif ka vlerësuar, siç është shprehur ai “qëndrimin e fortë të Iranit në çështjen e Palestinës”.

Shehbaz Sharif ka mirëpritur presidentin e Iranit, Ebrahim Raisi në vendin e tij për një vizitë treditore, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

“Pakistani është gjithashtu me palestinezët”, është shprehur ai.