Lajme

Salihu për serbët: Ata nuk dalin në zgjedhje për shkak të frikës që e kanë

04/22/2024 21:57
nga:G B

Hulumtuesi në Institutin GAP, Bekim Salihu sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur në lidhje me procesin e djeshëm të votimit në veri.

Ai është shpreh se mendon që nuk ishte hera e vetme që Serbia ka ndikuar në serbët lokal.

“Mendoj që nuk është hera e vetme, ku Serbia tregon ndikim më serbët lokal, ndoshta kjo është hera e parë ku një ndikim kaq masiv e shfaq tek këto katër komuna. Mendoj që kjo nuk vjen si rezultat i ndikim shpirtëror të them kushtimisht që Serbia e ka tek këta qytetarë, por edhe tek presioni dhe trysnia, madje edhe tek kërcënimet e përditshme e agresive që shfaqen në raport me serbët lokal”, u shpreh ai.

Salihu gjithashtu tha se, ndër të tjera, ata nuk dalin në zgjedhje edhe për shkak të frikës që e kanë.

“Ata nuk dalin në zgjedhje edhe për shkak të frikës që e kanë dhe nisur nga kjo, ata as nuk e mbështesin Listën Serbe, por në të njëjtën kohë as nuk dalin në zgjedhje për t’iu ekspozuar rreziqeve të mundshme që mund të vijnë pastaj”, u shpreh tutje ai.