Në emisionin Frontal me Arsim Lanin në T7, ftuar ishte deputeti Bekim Haxhiu.
Haxhiu foli për Marrëveshjen e Ohrit duke kritikuar draftstatutin e Asociacionit të cilin qeveria e pranoi vitin e kaluar.
“Një dokument që fuqizohet nga Qeveria e Kosovës që fuqizon 1244, kjo të kthen nga pavarësia e Kosovës meqë tash kemi një realitet krejt tjetër, tash kemi një kryeministër mashtrues”.
Haxhiu kritika pati për stadiumet e Kosovës.
“Gati katër vite qeverisje, investimet në sport kanë shënuar rënie drastike, asnjë investim kapital nuk kemi pas, janë ndërpre investimet në stadiumin e Gjilanit, Gjakovës, Pejës dhe atë nacional” tha Haxhiu.
Mes tjerash ai përmendi edhe lojën mes Kosovës e Izraelit.
“Pse nuk i bëri deri sot, pse na e mori fytyrën në lojë me Izraelin që e patëm fushën në këtë gjendje.”
Ky sipas tij është mashtrim elektoral, ndërkohë deputeti ka përmend edhe investime tjera që kanë dështuar për shkak të qeverisë Kurti.


