Lajme

Bajqinovci publikon pamjet me mbeturina: Dita e Tokës në Prishtinë!

04/22/2024 16:57
nga:G B

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, sot në Ditën e Tokës, ka publikuar pamje të një hapësire në Prishtinë të mbushur me mbeturina, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se mbeturinat janë tek Shtëpia e të Moshuarve në Prishtinë, afër institucionit parashkollor “Yllka” dhe ndërtesat e quajtura “Blloku”.

Postimi i tij i plotë:

Dita e Tokës në Prishtinë!

Mbeturinat që po i shihni janë tek Shtëpia e të Moshuarve në Prishtinë, afër institucionit parashkollor “Yllka” dhe ndërtesat e quajtura “Blloku”.