Sporti

Alan Shearer për Erik ten Hag: “Ai do shkarkohet edhe nëse Man United fiton FA Cup”

04/22/2024 14:44
nga:Lorik J

Alan Shearer thotë se Erik ten Hag do të shkarkohet pasi skuadra e tij Manchester United gati sa nuk u turpërua ndaj Coventry City në gjysmëfinalen e FA Cup.

Ata ishin në epërsi 3-0 dhe më pas mezi dolën në finale me anë të penalltive.

I cituar nga TBR Football, ish-sulmuesi anglez tha: “Unë mendoj se e ardhmja e trajnerit të Manchester United [Erik ten Hag] është tashmë e përcaktuar.

“Edhe nëse fitojnë FA Cup, mendoj se ai është i shkarkuar. Nuk mendoj se ka rëndësi nëse ata fitojnë FA Cup për të ardhmen e tij.

E ardhmja e Ten Hag do të jetë një temë për debat pasi ai ka vetëm një vit për të përfunduar kontratën e tij aktuale. Me këtë ritëm, një rinovim nuk duket i mundshëm.

/GazetaBlic Sport