Sporti

“Ai mendonte se ishte Bellinghami”, Vinicius tallet me Fermin Lopez!

04/22/2024 14:21
nga:Lorik J

Vinicius Junior ka përdorur rrjetet sociale për t’u tallur me Fermin Lopez të Barcelonës pas fitores në El Clasicon e së dielës.

Fermin e dërgoi në avantazh Barcën në pjesën e dytë dhe më pas imitoi festën e Jude Bellingham para tifozëve vendas.

Megjithatë, Los Blancos barazoi me Lucas Vazquez me 17 minuta të mbetura, përpara se Bellingham të shënonte golin e fitores në minutat e fundit. Anglezi do të bënte versionin e tij origjinal, për të kënaqur shumë tifozë të Real. Më pas, një fans u tall me Lopezin në rrjetet sociale.

Vinicius e pa anën qesharake të kësaj teksa reagoi me një emoji duke qeshur ndaj pretendimeve se mesfushori 20-vjeçar i Barçës “mendonte se ishte Jude Bellingham”.

/GazetaBlic Sport