Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kërkoi nga dy udhëheqësit në Zveçan e Zubin Potok, që të dalin në punë në objektet komunale.
Ndërsa, Izmir Zeqiri, kryetar i komunës së Zubin Potokut tha për GazetaBlic se ai është në zyre, ndërsa deklaratat e tij i sheh si politike.
Zeqiri thotë se komunikimi me kryeministrin Kurti nuk duhet të jetë vetëm përmes mediave.
Unë në zyre jam, komunikimi me kryeministrin nuk duhet të bëhet veç përmes mediave”, tha shkurt Zeqiri për GazetaBlic.
Kujtojmë se, Kryeministri i vendit, Albin Kurti, reagoi të dielën pas dështimit të votimit për largimin e kryetarëve nga 4 komunat në veri të vendit.
Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Kurti kërkoi që kryetarët e Zveçanit dhe Zubin Potokut nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ilir Peci dhe Izmir Zeqiri të shkojnë për ta ushtruar detyrën e tyre.
“Ata që nuk i kanë dashur këta katër kryetarë komunash në veri, sonte, me keqardhje duhet t’ua urojnë atyre pozitat. E kryetarët e Zveçanit dhe Zubin Potokut, Ilir Peci dhe Izmir Zeqiri, bëjnë mirë që më në fund të shkojnë në zyrat e tyre dhe ta ushtrojnë në mënyrë të papenguar detyrën në objektet zyrtare të komunave të Republikës së Kosovës”, shkroi Kurti.
Kurti poashtu kërkoi nga Bashkimi Evropian heqjen e masave sanksionuese ndaj Republikës së Kosovës, njofton Klankosova.tv.
”Një vit pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në komunat me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq, të cilat u mbajtën më 23 prill të vitit 2023, e u njohën nga BE dhe ShBA, përkatësisht QUINT-i, sot u mbajtën ‘zgjedhjet për shkarkim’ të këtyre kryetarëve.
Kastrati i PDK-së: Masat e BE-së largohen veç kur hiqet Kurti prej pushtetit
Dështimi i referendumit, paralajmëron Haliti: Tani fillon presioni