Lajme

Kurti në Sofje takon homologun bullgar, flasin për rritjen e bashkëpunimit bilateral

04/22/2024 12:03
nga:G C

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në vizitën e tij të parë në Sofje në kuadër të Forumit Ekonomik të Vjenës, ka zhvilluar edhe një takim me kryeministrin e Bullgarisë, Dimitar Glavçev.

Nëpërmjet një postimi në platformën X, Kurti ka theksuar se me homologun e tij të Bullgarisë ka diskutuar për fushat ku mund të rrisin bashkëpunimin dhe të forcojnë marrëdhëniet dypalëshe.

“Në vizitën time të parë në Sofje në kuadër të Forumit Ekonomik të Vjenës, pata takimin tim të parë me kryeministrin e Bullgarisë, Dimitar Glavçev. E falënderova për pritjen e tij të ngrohtë dhe diskutuam për fushat ku mund të rrisim bashkëpunimin dhe të forcojmë marrëdhëniet tona shumë të mira dypalëshe”, ka shkruar Kurti në X.