Sporti

Mediumi spanjoll ka veç fjalë të mira për Modricin: Ngrihuni në këmbë dhe duartrokitni këtë super lojtar

04/22/2024 09:43
nga:L J

Real Madrid ka mposhtur Barcelonën me rezultat 3:2 në El Clasico në stadiumin Santiago Bernabeu dhe pothuajse ka siguruar titullin kampion spanjoll. Vinicius Junior, Lucas Vazquez dhe Jude Bellingham shënuan për Realin, ndërsa Andreas Christensen dhe Fermin Lopez shënuan për Barcelonën. Reali është tani 11 pikë përpara Barcelonës së vendit të dytë me gjashtë xhiro para fundit të kampionatit.

Luka Modric udhëhoqi Realin si kapiten i ekipit për herë të parë në El Clasico. Në moshën 38 vjeç e 225 ditë, Modric luajti të gjithë ndeshjen kundër Barcelonës, shkruan Index Hr, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai kishte 79 prekje të topit, 89% të pasimeve të sakta, një pasim kyç, pesë nga pesë topa të gjatë të suksesshëm, krijoi një shans të madh, pati dy goditje në portë dhe humbi posedimin vetëm 12 herë në lojë.

Mediumi spanjoll, Marca, në analizën e paraqitjeve individuale të lojtarëve të Realit kundër Barcelonës, i dha Modricit notën tetë për performancën e tij.

Krahas vlerësimit numerik, për çdo lojtar është shkruar nga një koment në pjesën e parë dhe në fund të ndeshjes. Kështu shkruhet për Modricin pas pjesës së parë: “Sa inteligjent është Luka Modric në çdo lëvizje që bën.

Në fund të ndeshjes ata nuk e fshehën entuziazmin: Cilësia e tij është e pakrahasueshme dhe në fushë ai punon njësoj si më parë, pavarësisht viteve që kalojnë. Ju duhet të ngriheni dhe të duartrokitni këtë lojtar.

/GazetaBlic Sport/