Manchester United ka arritur në finale të Fa Cup pasi mposhti në penallti Coventry Cityn.
Djajtë e Kuq humbën epërsinë prej 3 golash nga 3-0 në 3-3 për ta dërguar ndeshjen në vazhdime, shkruan GazetaBlic Sport.
Coventry City arriti të realizonte në kohën shtesë, por goli i tyre u anulua për ofsajd, kështu ndeshja shkoi në penallti.
Në 11 metërsha më të saktë u treguan lojtarët e Ten Hag duke shënuar 4, ndërsa Coventry City realizoi vetëm 2.
Në finale të Fa Cup Manchester Unitedin e pret Manchester City.
/GazetaBlic Sport/


