Lajme

Kosova-Ky vend i zi për gratë/ “Expose” sonte dedikuar vrasjes së grave në Kosovë

04/21/2024 17:50
nga:G B

Vetëm brenda katër ditësh në Kosovë ndodhën dy vrasje makabre.

Dy gra u vranë nga burrat e tyre, duke e tronditur kështu tërë vendin.

Derisa Gjyljeta Ukella u vra në Pejë, në banesën e saj nga bashkëshorti, Edmond Lajci, ditën e martë, të premtën e javës së kaluar në Ferizaj u vra 21-vjeçarja, Erona Cokli nga ish-bashkëshorti i saj, Valon Aliu.

Madje, u vra në institucionin e shtetit- Qendrën për Punë Sociale, aty ku do të duhej të ishte e sigurt.

Vrasjet e grave në Kosovë nuk kanë të ndalur…

Për të gjitha këto, sonte ndiqni dokumentarin “Expose”, prodhim i Gazeta Blic, i cili fillon në ora 21:30 në Kanal10.