Sot duke filluar nga ora 15:00 do të zhvillohet ndeshja e Ligës se Parë, e cila pritet të jetë mjaft interesante.
KF Vjosa dhe KF Kika do të ballafaqohen mes vete në Shtime, shkruan GazetaEnigma.
Por gjendja në të cilën ndodhet fusha ku do të luhet ndeshja, lë shumë për të dëshiruar.
Veçmas, kur sot gjatë gjithë ditës ka pasur të reshura shiu në Kosovë.
Në stadium mungojnë kushtet më elementare. Stolat për futbollistët janë improvizuar me çadra të plazhit.



