Sporti

Po mahnit në Europë | Atalanta i ofron Gasperinit një kontratë të re

04/21/2024 14:25
nga:Lorik J

Me eliminimin e Liverpoolit dhe arritjen në gjysmëfinale të Ligës së Evropës, Atalanta është kthyer në një hit në Evropë. Skuadra nga Bergamo konsiderohet si një kundërshtar i fortë dhe pavarësisht skuadrës modeste po bën gjëra të mëdha. Trajneri i tyre Gianpiero Gasperini është në interes të disa klubeve, por Atalanta dëshiron të vazhdojë kontratën e tij.

Sipas gazetarit Niccolo Schira, Atalanta po i ofron Gasperinit një kontratë të re deri në vitin 2026 me një opsion për ta vazhduar edhe një vit. Ndryshe, kontrata aktuale e trajnerit italian me klubin skadon më 30 qershor 2025.

Ndryshe, Gasperini është në krye të këtij klubi që nga viti 2016.

Atalanta aktualisht është në vendin e shtatë në Serie A me 51 pikë nga 31 ndeshje. Skuadra luajti tre herë në grupet e Ligës së Kampionëve, dhe në 2019/20 arriti deri në çerekfinale.

/GazetaBlic Sport