Lajme

Kryetari KQZ’së i fton qytetarët në Veri të dalin të votojnë

04/21/2024 11:44
nga:Genita C

Kryetari i KQZ’së, Kreshnik Radoniqi, i ka ftuar qytetarët në Veri që të dalin të votojnë pro ose kundër largimit të kryetarëve aktualë.

“Në emër të KQZ-së, i ftoj të gjithë qytetarët e komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të marrë pjesë në procesin e votimit dhe të deklarohen nëse janë për apo kundër largimit nga funksioni të kryetarit të komunës së tyre”, tha Radoniqi.

Katër votues deri më tani, në shkollën e fshatit të kryetarit të Zubin Potokut