Mbrëmë në “BMW Park” në Munich u zhvillua një mbrëmje e madhe e boksit – aty ku “Hazrolli Sport & Performance” organizoi një event të jashtëzakonshëm.
Në këtë event fantastik, morën pjesë dy boksierët shqiptarë, Shefat Isufi dhe Jurgen Uldedaj.
Isufi u mposht nga boksieri nga Letonia, Ralfs Vilcans në raundin e tretë të meçit me K.O. Pas ndeshjes, Isufi i kërkoi falje tifozëve shqiptarë, duke deklaruar se nuk ishte nata e tij më e mirë.
Pas Isufit në ring u ngjit boksieri nga Lezha, Jurgen Uldedaj, i cili pati paraqitje të mrekullueshme në ring ndaj boksierit nga Bosnja, Beljo.
Uldedaj fitoi në fund me vendim unanim, ku të tre gjyqtarët ia dhanë pikët maksimale boksierit shqiptar. Uldedaj u shpall kampion i WBA Europian Continental në peshën kruizer.
Ky event u organizua nga promotori ndërkombëtar, Burim Hazrolli.
/GazetaBlic Sport


