Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur për media pasi mposhti Chelsean 1-0 në Wembley në gjysmëfinalen e FA Cup.
Guardiola ishte i zemëruar me orarin dhe vendimin e FA për të luajtur ndeshjen të shtunën, duke e përshkruar orarin si “të papranueshëm” dhe “anormal”.
“Është e papranueshme që na lënë të luajmë sot. Nuk është normale për shëndetin e lojtarëve. Nuk është normale! Është e papranueshme! 120 minuta, emocione ndaj Madridit, mënyra se si humbasim… E di që ky vend është i lidhur me FA Cup, por gjëja më e rëndësishme është shëndeti i lojtarëve, nuk e kuptoj se si kemi mbijetuar sot”, ka komentuar ai.
“Pse nuk luajtëm nesër? Chelsea, Manchester United, Coventry nuk kishin ndeshje në mesjavë,” pyeti ai.
“Mendërisht është shumë e vështirë të rikuperohesh. Rodri me mënyrën se si luajti sot, Kyle Walker i cili u lëndua për disa javë, nuk e kuptoj se si mbijetuan. Ne duam të luajmë futboll, na pëlqen të luajmë futboll, por çka është kjo”, përfundoi ai Guardiola.
/GazetaBlic Sport/


